Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të Presidentit amerikan Donald Trump.
Vizita realizohet në kuadër të pjesëmarrjes në takimin e Bordit të Paqes, i cili do të mbahet më 19 shkurt në Washington. Shqipëria është anëtare themeluese e këtij Bordi, me një mandat të përkohshëm trevjeçar.
Bordi, i iniciuar nga Presidenti Trump, synon të kontribuojë në rindërtimin e Gazës si dhe në adresimin dhe zgjidhjen e konflikteve në nivel global.
Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri Rama pritet të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë me përfaqësues të administratës amerikane dhe aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë.







