Dega e Doganës Durrës ka bllokuar një sasi të konsiderueshme mallrash ushqimore të skaduara gjatë një kontrolli fizik të kryer në ambientet e një subjekti tregtar të autorizuar për përdorimin e Regjimit të Përpunimit Aktiv.
Gjatë verifikimeve, punonjësit e doganës konstatuan dhe sekuestruan:
- 2,500 kg miell orizi me datë skadence 1 prill 2025
- 5,150 kg miell për pica me datë skadence 7 prill 2025
Në bashkëpunim me strukturat e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dogana e Durrësit ka nisur procedurat përkatëse që parashikojnë deri në asgjësimin e mallrave të bllokuara.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thekson angazhimin maksimal për zbatimin e ligjshmërisë dhe u bën thirrje operatorëve ekonomikë të respektojnë detyrimet për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e qytetarëve.







