HomeKronikeProcedohen 6 tifozë të Elbasanit/U përplasën me rivalët dhe dëmtuan stolat në...

Procedohen 6 tifozë të Elbasanit/U përplasën me rivalët dhe dëmtuan stolat në ‘Loro Boriçi’

Advertismentspot_img

Policia e Shkodrës hapi procedimet penale për 6 tifozë të Elbasanit për shkak të disa incidenteve të ndodhura në stadiumin ‘Loro Boriçi në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Elbasanit.

Tifozët verdheblu u panë të përlaseshin me ata shkodranë si dhe të dëmtojnë stolat e impiantit pas kësaj sfide që u mbyll me fitoren e skuadrës së drejtuar nga Edi Martini 2-1

Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër:

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. M., 23 vjeç, K. K., 40 vjeç, L. P., 37 vjeç, E. S., 24 vjeç, E. Q., 23 vjeç dhe D. D., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 15.02.2026, në përfundim të ndeshjes së futbollit ndërmjet ekipeve “KF Vllaznia” dhe “AF Elbasani”, në stadiumin “Loro Boriçi”, kanë shkatërruar disa ndenjëse dhe i kanë hedhur në fushën e lojës. Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë që kanë kryer veprime të paligjshme në ambientet e stadiumit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme’

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular