Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani dha mesazhin se mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në ministerialin “Korridori VIII në momentin strategjik të Europës, Ndërlidhje dhe Qëndrueshmëri përmes Mobilitetit Ushtarak, Prosperitet i Përbashkët përmes Integrimit”, Tajani deklaroi ndër të tjera se korridori VIII është një nismë politike për të mbështetur integrimin në BE.
Tajani nuk foli për zgjerim të BE, por ribashkim, pasi siç u shpreh ai vendet e Ballkanit Perëndimor janë vende evropiane.
“Edhe për Italinë Korridori VIII është një zgjedhje politike. Ne do bëjmë maksimumin që të jeni pjesë e Bashkimit Evropian dhe jam i qartë për Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainën.
Jemi në favor që Ukraina të jetë pjesë e BE, por përpara duhet të plotësojmë një ribashkim, nuk është zgjerim. Ju jeni evropiane. Ne jemi vende evropiane.
Korridori tetë është një nismë politike për të mbështetur integrimin në BE të rajonit. Prania jonë këtu konfirmon angazhimin tonë.
Deklarata që do miratojmë sot do të çoje një mesazh të fuqishëm. Korridori 8 është një përparësi e përbashkët strategjike”, tha ndër të tjera Tajani.







