HomeEkonomiKuizi Evropian i Parasë, do të jepen 3 çmime/Shoqata e Shqiptare e...

Kuizi Evropian i Parasë, do të jepen 3 çmime/Shoqata e Shqiptare e Bankave fton nxënësit të marrin pjesë. Mosha e pjesëmarrjes dhe si mund të regjistroheni

Advertismentspot_img

Kuizi Evropian i Parasë (European Money Quiz) zhvillohet për herë të nëntë  si një konkurs mbarë evropian me qëllim përmirësimin e kulturës financiare të nxënësve të moshës 13–15 vjeç. Për shumë vite rradhazi kuizi ka përshirë mijëra fëmijë nga 30 vende evropiane.

Konkursi do të zhvillohet në dy faza. Faza e parë përfshin konkursin kombëtar të klasave të 8-ta dhe të 9-ta të cilët do të konkurrojnë on-line gjatë një aktiviteti “livestream”, në platformën Kahoot!. Për të marrë pjesë në konkurs duhet të regjistroheni.

Në fazën e dytë, skuadra fituese do të konkurrojë duke përfaqësuar Shqipërinë në finalen Evropiane të Kuizit të Parasë, që do të zhvillohet në Bruksel në datat 18-19 Maj 2026.

Konkursi në nivel kombëtar organizohet nga Shoqata Shqiptare e Bankave me mbështetjen e Bankës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Sigurimit (ASD), miratuar nga Ministria e Arsimit.

Çmimet për fituesit e 3 vendeve të para të konkursit do të jepen nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, si më poshtë:

 Vendi i parë – 50,000 lekë
 Vendi i dytë – 40,000 lekë
 Vendi i tretë – 30,000 lekë

Mësueset/it e 3 skuadrave fituese do të vlerësohen me nga një dhurate simbolike nga Banka e Shqipërisë.

Për më shumë informacion rreth kushteve të pjesëmarrjes kontaktoni në adresën [email protected] ose telefononi në +355 422 80371/2.

Suksese në konkurs!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular