HomePolitikeBerisha: 3 drejtorë të bashkisë së Tiranës kanë vjedhur më shumë se...

Berisha: 3 drejtorë të bashkisë së Tiranës kanë vjedhur më shumë se e gjithë Byroja Politike me Enver Hoxhën në krye për 46 vjet

Advertismentspot_img

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi në “Foltoren” e zhvilluar në Sukth me demokratët, akuzoi qeverinë për vjedhje masive të pasurive publike dhe taksave të qytetarëve.

Pjese nga fjala e Berishes

Kurrë ndonjëherë nuk janë vjedhur shqiptarët si këto vite.
Ua them unë.
Drama jonë miq, se ky është një vend i bekuar, por në socializëm, çfarë bënte xhelati, i merrte paratë dhe i kthente në bunkerë dhe tunele dhe njerëzit numëronin kafshatën.
Tani nuk ndërtohen bunkerë dhe tunele, tani ndërtohen vila dhe hotele të qeveritarëve, ndërtohen parajsa, fryhen kontot bankare në qindra e qindra milionë dhe qytetarët, të rinjtë marrin rrugët e dheut.
Bëhet një përpjekje, jeni dëshmitarë, për ta lënë vendin pa opozitë, për të shkatërruar opozitën. Për të pasur opozitën që duan.
Po pse sot ne jemi në pikën më kritike?
Jemi në pikën më kritike se sot, pasi para jush, para mbarë shqiptarëve, para mbarë BE-së dhe partnerëve tanë, zëvendëskryeministrja është kapur në flagrancë me vjedhje, filloi me 50 milionët e tunelit të Llogarasë, por ai ishte asgjë çfarë erdhën të tjera.
Që të gjitha në bashkëpunim me Edi Ramën.
Tani, këta kriminelë, se çdo epitet meritojnë, këta na thonë se do bëjmë ligjin për të mbrojtur ata për vjedhjet që kanë bërë.
Këta guxojnë si askund në botë, në vend se të paraqiten para drejtësisë, tani na thonë jo, do vjedhim, do u vjedhim sa të mundemi.
Nuk ka provokim më të rëndë.
Nuk ka akt më të ulët.
Meritojnë çdo përgjigje.
Nuk ka akt më armiqësor kur kujton Shqipërinë që po tretet.
Kur kujton të sëmurët tanë që japin shpirt në spitale pa ilaçe, pa mjekim.
Kur kujton shkollat në rrënim.
Dhe tani këta, tani që janë kapur, thonë do bëjmë ligjin.
Nuk ka ndodhur në botë. Janë bërë përpjekje, por kurrë të kësaj natyre.
Kurrë një kryeministër nuk ka dalë të thotë tani me ligj unë nuk lejoj këtë veprim apo atë veprim të drejtësisë.
Asnjë zgjidhje nuk ka përveç forcës tonë.
O sot o kurrë.
Ne duhet të përballemi gjer në rrëzimin e kësaj qeverie.
Nuk ka ndodhur kurrë.
Miq, ne e rrëzuam një diktaturë dhe nuk ka pasur diktaturë më mizore.
Po ua them këtu, me mijëra e mijëra të pushkatuar, me dhjetëra mijëra të internuar, por për sa i përket vjedhjes, sa ç’kanë vjedhur tre drejtorë të bashkisë të Tiranës, të marrësh të gjitha vjedhjet e Byrosë Politike me në krye Enver Hoxhën, për 46 vjet, janë më shumë të drejtorëve.
Po, ja ku e ka shtëpinë ai që ndërtoi. 3 apo 4 sa është shtëpia. Nuk e regjistroi në emër tij, e regjistroi në emër të shtetit. Nuk ua la fëmijëve të tij. Kishin lehtësira, por të gjitha lehtësirat e tyre të marra së bashku nuk bëjnë sa hoteli 20-katësh në qelq i drejtorëve të Tiranës.
I drejtorëve të Tiranës që nuk konfiskohet se aksioner aty është Olsi Rama me Erion Veliajn.
Kjo është vetëm një gjë e vogël që duket.
Po imagjinoni ju se ku kanë shkuar miliarda e miliarda të vjedhur në 12 vite.
Një gjë, në 12 vite, Edi Rama ka pasur në dorë me firmë 67 miliardë euro taksa tuaja.
Se këta i dyfishuan taksat.
Në mënyrë absolute përveç rrogave, 90 gjer në 100 përqind të tyre janë vjedhur nga qeveria dhe klanet e veta.
Nuk ka pasur në Shqipëri, ua them unë ju dhe ua them me dhimbje, nuk ka pasur drejtues më të pamëshirë, nuk ka pasur drejtues gjakpirës siç janë këta të sotmit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular