Bashkia e Vlorës parashikon të ndërhyjë në një pjesë të mirë të rrugëve të qytetit për të cilat aktualisht janë pa asfalt ose në gjendje të degraduar.
Procedura parashikon dy lote me një fond limit prej 255.8 milionë lekësh apo rreth 2.6 milionë euro.
Rrugët përfshijnë disa rajone të qytetit si në pjesë kryesore të tij ashtu edhe në zona periferike.
Në lotin e parë, Bashkia synon të ndërhyrje në rrugët: “Azem Sulo”, “Ibrahim Shyti”, “Mustafa Bello”, “Dush Strati”, “Kujtim Beqiri”, “Niko Hoxha”, “Pelivan Leskaj”, rruga “Kosova” në të dy kahët e saj, Parkimi “San Giorgio”, rruga Duro Shaska”, “Ibrahim Shyti”, “Zenel Murra”.
Në lotin tjetër Bashkia e nis me rrugën “Anita Bitri”, “Demokracia”, rruga “Dervish Hekali”, “Musa Jonuzi”, rruga “Dëshmorët”, “Enriko Veizi”, “Enver Jaho”, “Haki Isufi”, “Hysni Alimerko”, “Rakip Malile”, “Kastriot Gjini”, “Kostandin Kristoforidhi”, “Kozma Nesturi”, “Merjeme Gjomema”, “Gani Alushi”, Sheshi “Te hyrja e qytetit, Stacioni i Autobuzit”, rruga “Shefit Zanaj”, sheshi pas kullave “Aleksandria”, “Zaho Koka”.
Ndërhyrja në një pjesë të mirë të rrugëve të qytetit vjen në kushtet kur për Vlorën ka një interes gjithmonë e më të lartë nga ana turistike dhe ku frekuentimi ka ndjekur trendin e përgjithshëm që ka shoqëruar turizmin në vend.
Bashkia parashikon që ndërhyrjet nga momenti i lidhjes së kontratës të bëhen brenda një afati 12 mujor duke parashikuar kështu që një pjesë e tyre do të zënë vend edhe gjatë pikur të sezonit.
Vlora ka qenë në fundmi në epiqendër të disa projekteve të lidhura me përmirësimin e infrastrukturës kulluese të ujërave por ndërkohë edhe me disa projekte më të mëdha që po udhëhiqen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit siç është ajo për tregun e qytetit por edhe për atë që njihet si bulevardi i palmave dhe agrumeve me vlerë disa milionë euro.







