HomePolitikeProtesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni, Edi...

Protesta kombëtare e 20 shkurtit, PD thirrje qytetarëve: Na u bashkoni, Edi Rama vendosi mburojë për të na vjedhur

Advertismentspot_img

Partia Demokratike u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën kombëtare të datës 20 shkurt, ora 18:00.

PD e cilëson protestën kombëtare të 20 shkurtit si ditën  e guximit të çdo qytetari, ndërsa vetë kryedemokrati Sali Berisha nuk ka përjashtuar instalimin e protestuesve para selisë së Kryeministrisë.

“Edi Rama vendosi mburojë për të na vjedhur”, thuhet në video e shpërndarë në rrjetin social nga PD-ja, teksa u bën thirrje qytetarëve që të protestojnë së bashku me opozitarët.

Protesta e 20 shkurtit, vjen pas protestës që opozita zhvilloi më 10 shkurt dhe e cila u shoqëruar me përplasje, hedhje molotovësh e shishe benzine drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit.

Në këtë protestë, mbetën të plagosur 16 efektivë policie.

Një ditë pas kësaj proteste, kryedemorkati Berisha e cilësoi atë si kryengritje paqësore, që sipas tij “i zbardhi faqen Shqipërisë” dhe “shënoi një kapitull të ri për vendin”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular