HomePolitikeBE shmang Berishën, Alibeaj: McAllister i rifreskoi statusin 'non grata'

BE shmang Berishën, Alibeaj: McAllister i rifreskoi statusin ‘non grata’

Advertismentspot_img

Ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj komentoi në Report TV vizitën në Tiranë të kreut të delegacionit të PE, David McAllister.

Gjatë konferencës për shtyp ku mori edhe pyetje nga gazetarët, McAllister e bëri të qartë se nuk do të takohej me liderin e PD, Sali Berishën.

Në këndvështrimin e Alibeajt, kjo ishte një goditje e fortë për Berishën pasi rikonfirmon qëndrimin e shprehur prej kohësh: kryedemokrati mbetet non grata.

“Çfarë tha McAllister se po i kthehemi edhe njëherë. I dha vërtet një goditje të fortë qeverisë lidhur me mënyrën si po sillet në raportin me drejtësinë, por i dha një goditje po aq të fortë edhe PD, më saktë Sali Berishës. Zotëria është përfaqësuesi më në zë i partive popullore sepse është afër me PD dhe nuk shkon ta takojë. Do të thotë, ka rifreskuar edhe njëherë qëndrimin konsistent në raport me personazhin politik Sali Berisha, ngelet non grata.” – u shpreh Alibeaj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular