Rizgjedhja e presidentit Armand Duka, në krye të FSHF-së është përshëndetur me mesazhe urimi nga drejtues të lartë të futbollit ndërkombëtar dhe përfaqësues institucionalë të rajonit.
Pas letrës së urimit të presidentit Infantino, edhe sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström, ka uruar Dukën për mandatin e ri në krye të FSHF-së.
Presidenti i Federatës së Spanjës, Rafael Louzan, presidenti i Federatës së Gjermanisë, Bernd Johannes Neuendorf, presidenti i Federatës së Sllovakisë, Ján Kováčik, presidenti i Federatës së Holandës, Frank Paauw, presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi, presidenti i Federatës së Serbisë, Dragan Džajić, presidenti i Federatës së Izraelit, Moshe Zuares, presidenti i Federatës së Greqisë, Chrysostomos Gkagatsis, presidenti i Federatës së Gjeorgjisë, Levan Kobiashvili, presidenti i Federatës së Armenisë, Armen Melikbekyan, presidenti i Federatës Kroate, Marijan Kustić, presidenti i Federatës së Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragić, presidenti i Federatës së Moldavisë, Leonid Oleinicenco, si dhe presidenti i Federatës së Sllovenisë, Radenko Mijatović, kanë shprehur vlerësimin për kontributin dhe lidershipin e presidentit Duka, duke i uruar suksese në vijim të mandatit të ri.
Urime për rizgjedhjen e presidentit Duka ka përcjellë edhe kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, duke vlerësuar bashkëpunimin dhe kontributin e tij për zhvillimin e futbollit shqiptar në Luginë.
Mesazhet e shumta të urimit konfirmojnë respektin dhe besimin që gëzon presidenti Duka në arenën ndërkombëtare, si dhe vlerësimin për punën e bërë nga FSHF në vitet e fundit, duke forcuar pozicionin e futbollit shqiptar në familjen evropiane dhe botërore të futbollit.























