HomeBotaDonald Trump dërgon spital lundrues në Groenlandë: Do marrin shërbime shëndetësore shumë...

Donald Trump dërgon spital lundrues në Groenlandë: Do marrin shërbime shëndetësore shumë njerëz të sëmurë

Advertismentspot_img

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të shtunën se po bashkëpunon me guvernatorin e Luizianës, Jeff Landry, të cilin e ka emëruar të dërguar të posaçëm për Grenlandën, për dërgimin e një spitali lundrues në ishullin strategjik të Arktikut.

Trump ka shprehur vazhdimisht synimin që SHBA-të të marrin kontrollin e Grenlandës, territor autonom i Mbretërisë së Danimarkës.

Presidenti amerikan e bëri të ditur planin përmes një postimi në platformën Truth Social, pak orë para një darke me guvernatorë republikanë në Shtëpinë e Bardhë, ku u ul në krah të Landry-t dhe bisedoi gjatë me të.

“Në bashkëpunim me guvernatorin fantastik të Luizianës, Jeff Landry, do të dërgojmë një spital lundrues në Grenlandë për t’u kujdesur për shumë njerëz që janë të sëmurë dhe nuk marrin trajtim atje.”, shkroi Trump.

As Shtëpia e Bardhë dhe as zyra e Landry-t nuk iu përgjigjën pyetjeve lidhur me postimin, nëse dërgimi i spitalit lundrues ishte kërkuar nga Danimarka apo Grenlanda dhe cilët pacientë kishin nevojë për ndihmë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular