Gjykata Kushtetuese vendosi të pranojë kërkesën e deputetëve të opozitës dhe shfuqizoi rregulloren e re të Kuvendit që lidhet me komisionet e përhershme.
Kushtetuesja ka gjetur shkelje te procedura e përshpejtuar dhe mënyra sesi thirren mbledhjet e komisioneve.
Gjyqtarët kushtetues konkluduan se vendimi i Kuvendit duhet shfuqizuar, për shkak së cënon parimin e demokracisë përfaqësuese të lidhur me lirinë e shpresës së deputetëve si pasojë e shkeljes së rregullave të thirrjes së mbledhjes së Kuvendit si dhe të procedurës së ndjekur për miratimin e rregullores.
Sipas Gjykatës vendimi i Kuvendit për miratimin e rregullores së re është në papajtueshmëri me Kushtetutën.
3 ditë pas konstituimit, me 79 vota pro Kuvendi miratoi ndryshimin e rregullores ku u krijuan 11 komisionet të përhershme parlamentare nga 8 që ishin më parë.
Gjatë votimit në Kuvend të rregullores, demokratët e braktisën seancën dhe e konsideruan çështjen puç kushtetues.
1 e 5 e deputetëve e dërgoi çështjen në Gjykatë Kushtetuese duke pretenduar se procesi zgjati vetëm 1 orë dhe deputetët nuk patën mundësi të paraqesin propozimet e tyre. Gjatë seancës Kuvendi pretendoi se në kushtet e urgjencës kishte zbatuar rregullin aq sa mundej.
Me këtë vendim të gjykatës kushtetuese, numri i komisioneve për momentin mbetet 8 dhe Kuvendi ka afat 30 ditë pas botimit në vendimit në fletoren zyrtare për ripërsëritjen e procedures për komisionet e reja.







