HomeKryesoreTakimi/“Territorialja”, Gonzato takohet me Maznikun dhe Boçin: Me rëndësi që reforma të...

Takimi/“Territorialja”, Gonzato takohet me Maznikun dhe Boçin: Me rëndësi që reforma të jetë gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente

Advertismentspot_img

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, e ka cilësuar takim konstruktiv, diskutimin sot me bashkëkryetarët Arbjan Mazniku dhe Luçiano Boçi të Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative në Kuvendin e Shqipërisë.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente, të ndërtuar mbi të dhëna të sakta dhe konsensus të gjerë. Shpejtësia e reformave nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë dhe rritja e efikasitetit nuk mund të vijë në kurriz të demokracisë vendore.

“Njëkohësisht, është e rëndësishme që funksionet të shoqërohen me financim të mjaftueshëm, në mënyrë që autoritetet vendore të kenë autonomi reale në vendimmarrje, të mbështetur nga kapacitetet e nevojshme.

Mbetet thelbësore që reforma të sjellë shërbime më të mira për qytetarët dhe të jetë në përputhje me standardet evropiane.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e një reforme gjithëpërfshirëse dhe plotësisht transparente, të ndërtuar mbi të dhëna të sakta dhe konsensus të gjerë. Shpejtësia e reformave nuk mund të vijë në kurriz të cilësisë dhe rritja e efikasitetit nuk mund të vijë në kurriz të demokracisë vendore.

Njëkohësisht, është e rëndësishme që funksionet të shoqërohen me financim të mjaftueshëm, në mënyrë që autoritetet vendore të kenë autonomi reale në vendimmarrje, të mbështetur nga kapacitetet e nevojshme.

Mbetet thelbësore që reforma të sjellë shërbime më të mira për qytetarët dhe të jetë në përputhje me standardet evropiane”, thuhet në mesazhin e amnbasadorit të BE-së në rrjetin social facebook.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular