Ish ministri dhe ish ambasadori britanik në SHBA, Peter Mandelson është arrestuar nga policia nën dyshimin për shpërdorim detyre, pasi iu zbuluan lidhjet dhe komunikimet me financierin pedofil, Jeffrey Epstein. Mediat britanike raportojnë se ai u arrestua në një adresë në Camden, dhe është dërguar në një stacion policie në Londër për t’u marrë në pyetje.
Policia Metropolitane e Londrës tha se “oficerët kanë arrestuar një burrë 72-vjeçar me dyshimin për sjellje të keqe në detyrë publike” në një adresë në veri të Londrës.
Më herët këtë muaj, policia nisi një hetim penal ndaj Mandelson pikërisht për këtë çështje.
Dokumentet e publikuara rishtazi të Epstein zbuluan një të vërtetë shqetësuese: kur ai ishte ministër në qeverinë britanike në fund të viteve 2000, nën kryeministrinë e Gordon Brown, Mandelson i dha Epstein informacione konfidenciale mbi atë që po ndodhte në Downing Street.
Në një email të vitit 2010, ai madje e informoi atë, paraprakisht, për planin evropian prej 500 miliardë eurosh për të shpëtuar Greqinë dhe eurozonën.
Grupi i parë i dokumenteve që lidhen me emërimin e Peter Mandelson si Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shtetet e Bashkuara do të publikohen në fillim të marsit.
Sipas Sky News, qeveria do t’i publikojë dokumentet në pjesë sapo të jenë gati, në vend që t’i publikojë të gjitha menjëher. Jones shpjegoi se një nga dokumentet është objekt i hetimit të vazhdueshëm të Policisë Metropolitane ndaj Lord Mandelson dhe për këtë arsye do të publikohet në një datë të mëvonshme, pas konsultimit me policinë.
Arrestimi i tij vjen katër ditë pasi Andrew Mountbatten-Windsor, ish-Princi Andrew, u arrestua me dyshimin për një vepër të ngjashme penale që lidhet me miqësinë e tij me Epstein.
Mandelson u shkarkua nga posti i tij diplomatik në shtator pasi u publikuan email-e që tregonin se ai mbante një miqësi me Epstein pas dënimit të financierit në vitin 2008 për vepra penale seksuale që përfshinin një të mitur.
Kur dolën më shumë detaje në dokumentet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA muajin e kaluar, policia hapi një hetim penal.