HomePolitike“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti, i...

“Rama, kreu i korrupsionit”, Berisha: Duhet të largohet urgjentisht nga pushteti, i gatshëm t’ja mbyllë Shqipërisë rrugën e integrimit në BE

Advertismentspot_img

Kreu i PD-së Sali Berisha, në konferencën për mediet sot në 24 shkurt tha se kryeministri Edi Rama është kreu i korrupsionit në Shqipëri.

Berisha kërkoi që Rama të japë dorëheqjen, duke shtuar se ai do të ketë fundin e kultit të Enver Hoxhës. Sipas tij, Ramën nuk do e heqë nga pushteti as drejtësia, as komuniteti ndërkombëtar, por vetëm populli shqiptar.

Rama duhet të shkarkohet, vetëm për ndërtimet e tij sikur të ishte mbret, duke jetuar në saraje krimi. Ai sarajet e Surrelit i bëri me para korrupsioni, aspak gjaku. Rama vetëm plaçkit dhe vjedh fondet publike të shqiptarëve. Monumenti më i zi e tij ishte afera e djegësit, miliona euro dhe nuk ekziston një tullë. Djegësat e tjerë që janë llamarinë dhe nuk ekzistojnë më. Erion Veliaj, në vend që të burgosej për 130 milionë euro të zhdukura bashkë me Ramën, është burgosur për disa milionë që ka transferuar në konton bankare të gruas së tij me një garderobë, po aq të kushtueshme e të larmishme sa Lajla Assadi. Rama me firmën e tij ka vendosur që të ndërtojë në Durrës, “Dubain e vet”, aferë që shkon 4 miliardë euro, që do e ndërtojë në bashkëpunim me trafikantë droge.

Rama është implikuar kokë e këmbë me ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, me kompani ruse. Dosja më e pashembullt është AKSHI, ku është implikuar sigurisht edhe Rama. Edi Rama duhet të japë urgjentisht dorëheqjen. Revolta ndaj tij po arrin nivelet e urrejtjes ndaj kultit të Enver Hoxhës, që do të thotë se po bëhet e papërmbajtshme. Kjo do të thotë se do të ketë fatin e kultit të tij, prandaj jep dorëheqjen. Rama është kryehajduti dhe kreu i organizatës kriminale. Ramën nuk e heq drejtësia, as komuniteti ndërkombëtar, por atë do e shembin shqiptarët”, tha Berisha.

Berisha nënvizoi se Rama është i gatshëm t’ja mbyllë Shqipërisë rrugën e integrimit në Bashkimin Europian.

“Kudo që shkon, Rama shkon si një langaraq i pashoq. Ai tashmë është një njeri i dalë boje. Për karrigen e tij, është i gatshëm që të sakrifikojë edhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Rama, ai që shau Trumpin, shkoi në Bordin e Paqes dhe mbajti fjalim me neveri dhe asgjë tjetër. Është damkosur si langaraqi i komunitetit ndërkombëtar”, u shpreh ai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular