HomeKryesore9 muaj pas zgjedhjeve/Pas kërkesës së PD mbërrin në selinë blu një...

9 muaj pas zgjedhjeve/Pas kërkesës së PD mbërrin në selinë blu një delegacion nga PPE, me mision faktmbledhës. Berisha zbardh detajet e takimit

Advertismentspot_img

Një delegacion nga Partia Popullore Evropiane ka mbërritur sot në selinë e PD.

Raporton se ky është një mision faktmbledhës për zgjedhjet e 11 majit, i ardhur me kërkesë nga Partia Demokratike.

Këtë takim e kanë paralajmëruar më herët edhe anëtarë të PD dhe partive opozitare.

“Mision faktmbledhës i Partisë Popullore Europiane. Ju e dini që janë dy rezoluta shumë të fuqishme për Shqipërinë, njëra është miratuar në Maltë në vitin 2024, tjetra është miratuar në prill të vitit 2025, për zgjedhjet në Shqipëri dhe ka qenë kërkesa jonë që të ketë një mision faktmbledhës për të parë në vend të gjitha zhvillimet.
U jemi shumë mirënjohës. Kanë ardhur përfaqësues të 28 partive simotra në këtë mision.

Për ne është një zhvillim jashtëzakonisht i rëndësishëm. Lidhur me bisedimet dhe të gjitha problematikat, këto takime funksionojnë mbi rregullin e konfidencialitetit, ndaj dhe unë nuk kam ndërmend të bëj publike bisedimet që u zhvilluan. Natyrisht temë qendrore për një opozitë janë zgjedhjet dhe aty u bë një ekspoze. E keni parë ju librin 1500 faqe me mijëra dokumente.

U paraqitën gjerësisht. U diskutua për narkoshtetin, por këto që po ndodhin, asgjësimin e sistemit të drejtësisë dhe të gjitha këto. Por unë nuk mund të hyj në detaje dhe nuk kam ndërmend, për arsye sepse është rregulli Chatham House që duhet të zbatohet në këto raste”, tha Berisha.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular