HomePolitikeKlevis Balliu takon kreun e Parlamentit të Maqedonisë, deputetin Musa Xhaferri dhe...

Klevis Balliu takon kreun e Parlamentit të Maqedonisë, deputetin Musa Xhaferri dhe kreun e Komisionit për Punët e Jashtme si dhe ish-ministrin e Jashtëm

Advertismentspot_img

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka zhvilluar një takim miqësor me ish-ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Në një postim publik, Balliu bëri të ditur se gjatë bisedës u diskutuan çështje të ndryshme që lidhen me interesat e kombit shqiptar në rajon dhe më gjerë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut për sfidat e përbashkëta.

Reagimi i plotë:

Ishte një kënaqësi e veçantë të zhvilloja një takim miqësor me ish-ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, të nderuarin zotin Bujar Osmani, me të cilin pata mundësinë të diskutoja mbi çështje të ndryshme që lidhen me interesat e kombit tonë në rajon dhe më gjerë.

Kënaqësi të takohesha me deputetin Musa Xhaferri, njëkohësisht kryetar i Komisionit për Punët e Jashtme dhe Tregtinë në Maqedoninë e Veriut.

Kënaqësi të takoja Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Z. Afrim Gashi.
Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut kërkon një angazhim të përbashkët politik, ku shqiptarët duhet të luajnë rol udhëheqës.
Përtej çdo dallimi, qëndrojmë të bashkuar në vizionin tonë perëndimor.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular