HomePolitikePROFIL/U emërua ministër i MIE në vend të Ballukut, kush është Enea...

PROFIL/U emërua ministër i MIE në vend të Ballukut, kush është Enea Karakaçi 

Advertismentspot_img

Enea Karakaçi është administrator i kompanisë OSHEE Group, ndërmarrja më e madhe publike në Shqipëri, me aktivitet shpërndarjen dhe furnizimin me energji elektrike.

Ai u emërua në vitin 2023 duke zëvendësuar në këtë detyrë Adrian Çelës, i cili u largua pas mbarimit të mandatit.

Ai ka qenë Jurist në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2012.

Në 2013 nga ERE transferohet te ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.

Fillimisht ishte specialist në ministri dhe vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në Ministri.

Ai ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshmëm për Politikat dhe Zhvillimin e Energjisë dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në këtë pozicion ai kishte për detyrë zhvillimin e politikave dhe strategjive për energjinë në përgjithësi, energjinë e rinovueshme, naftën dhe gazin, mineralet dhe eficiencën energjitike në Shqipëri.

Formimi i tij është ligji për çështje energjie.  Karakaçi i mori përvojat e para në Entin Rregullator të Energjisë, i cili është një autoritet i pavarur rregullator për sektorin energjitik shqiptar. Më vonë u punësua në Ministrinë e Energjitikës, ku dhe mbajti poste të ndryshme.

Karakaçi u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 2009 dhe kreu Masterin për Drejtësi në Universitetin e Amsterdamit në 2010-n, për Ligjin e Bashkimit Europian. Ai gjithashtu është lektor për drejtësi në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular