Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin.
Sipas parashikimeve, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites priten vranësira të pakta deri mesatare kalimtare, pa ndikim të konsiderueshëm në kushtet e përgjithshme të motit.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s.
Në det pritet valëzim i ulët, me forcë 1 ballë.









