HomeAktualitetFund “përgjegjësisë kolektive” në administratë, qeveria miraton rregullat e reja për grupet...

Fund “përgjegjësisë kolektive” në administratë, qeveria miraton rregullat e reja për grupet e punës, çdo zyrtar mban përgjegjësi ligjore individuale

Advertismentspot_img

Ka hyrë në fuqi vendimi i Këshillit të Ministrave që synon të rrisë llogaridhënien dhe transparencën e brendshme në institucionet e administratës shtetërore. Sipas vendimit, ndryshimet e reja ligjore godasin drejtpërdrejt praktikën e fshehjes pas “vendimmarrjeve të grupit”, duke sanksionuar përgjegjësinë ligjore individuale për çdo nëpunës apo ekspert që angazhohet në grupe të përbashkëta pune apo projekte ndërinstitucionale.

Vendimi sjell një kornizë më të rreptë për mënyrën se si ndahen detyrat, si matet performanca dhe si dokumentohet puna në shtet.

Risitë kryesore

Çdo nëpunës apo ekspert i jashtëm që bëhet pjesë e një grupi pune do të duhet të firmosë paraprakisht një deklaratë ku pranon detyrat. Më e rëndësishmja: secili anëtar tashmë mban përgjegjësi ligjore individuale vetëm për fushën e tij të ekspertizës dhe kontributin e tij, duke shmangur përgjegjësinë e përgjithshme kolektive në rast dështimi apo shkeljesh.

Drejtuesi i grupit të punës merr kompetenca të reja të forta. Nëse një anëtar ka performancë të ulët, mungon në mënyrë të përsëritur, ose bëhet pengesë për mbarëvajtjen e projektit, drejtuesi ka të drejtë të kërkojë zëvendësimin e menjëhershëm të tij te titullari i institucionit përkatës.

Administrata nuk do të mjaftohet më me raporte të përgjithshme. Vendimi i ri detyron mbajtjen e procesverbaleve të detajuara për çdo mbledhje. Në këto dokumente duhet të shënohen qartë diskutimet dhe të individualizohet kontributi i secilit anëtar. Në përfundim të projektit, drejtuesi arkivon një dosje që dëshmon saktësisht se çfarë pune ka bërë secili person.

Detyrat brenda grupit nuk do të ndahen më në mënyrë të verbër. Drejtuesi është i detyruar t’i japë secilit anëtar detyra specifike bazuar në kualifikimin, eksperiencën, profilin dhe institucionin që ai përfaqëson.

Vendimi ngarkon të gjitha institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e tij të menjëhershëm.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular