HomeSportEmanuela Rusta gjykon supersfidën Spanjë–Islandë në kualifikueset e Botërorit për vajza. Ja...

Emanuela Rusta gjykon supersfidën Spanjë–Islandë në kualifikueset e Botërorit për vajza. Ja nga kush do asistohet

Advertismentspot_img

Arbitrja shqiptare Emanuela Rusta është përzgjedhur të drejtojë ndeshjen ndërkombëtare mes Kombëtarja e Spanjës në futboll për femra dhe Kombëtarja e Islandës në futboll për femra, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit për vajza 2027.

Takimi do të luhet të martën në stadiumin Estadio Municipal Castalia, duke nisur nga ora 19:00.

Në këtë përballje, Rusta do të asistohen nga Mirjeta Salla dhe Nicoleta Bria, ndërsa arbitre e katërt do të jetë Kejsi Tafili.

Përzgjedhja e saj për një sfidë të këtij niveli konsiderohet një tjetër vlerësim i rëndësishëm për arbitrimin shqiptar, duke konfirmuar besimin që institucionet ndërkombëtare të futbollit vijojnë t’i japin gjyqtareve shqiptare në arenën europiane dhe botërore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular