HomeEkonomiBuxheti, 78% të ardhurave shtesë më 2025 erdhën nga tatimet mbi pagat

Buxheti, 78% të ardhurave shtesë më 2025 erdhën nga tatimet mbi pagat

Advertismentspot_img

Ekonomia e vendit është zgjeruar me 3.74 për qind në 9 mujorin e 2025, por kjo rritje nuk po reflektohet tërësisht në të ardhurat buxhetore të cilat po shtohen më së shumti nga tatimet mbi pagat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore.

Totali të ardhurave arriti në 754,6 miliardë lekë në 2025, me një shtesë prej 44,280 milionë lekësh ose 6.23%, por 77 për qind e kësaj shumë rreth 34 miliardë lekë u grumbulluan nga tatimi mbi të ardhurat personale dhe nga të ardhurat e kontributeve të sigurimeve.

Pjesa dërrmuese e rritjes është gjeneruar nga TAP kryesisht nga pagat. Kjo kategori ka sjellë 16,3 milionë lekë më shumë se në vitin 2024, me një rritje vjetore prej 24.78%. Në raport me shtesën totale prej 44,280 milionë lekësh, kontributi i tatimit mbi pagat përbën rreth 37% të rritjes së përgjithshme. Pra, mbi një të tretën e të ardhurave shtesë në vitin 2025 ka ardhur nga zgjerimi i bazës së pagave dhe nga rritja e të ardhurave të deklaruara.

Kontribut të rëndësishëm kanë dhënë të ardhurat nga kontributet shoqërore dhe shëndetësore, të cilat ishin 17,5 miliardë lekë dhe zunë 39.6 % te të ardhurave shtesë që u grumbulluan me 2025. Të ardhurat nga kontributet pësuan rritje vjetore me 10.8 për qind kryesisht nga efekti i rritjes së pagave, kryesisht në sektorin shtetëror.

Zërat e tjerë te të ardhurave buxhetore kanë kontribuar më pak. Akcizat kontribuuan me një shtesë prej 6,1 miliardë lekësh ose 9.7%. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar ka sjellë 13,2 miliardë lekë më shumë, me një rritje prej 6.2%, ndërsa tatimi mbi fitimin ka shënuar një rritje më modeste prej 2.72%.

Në tërësi, struktura e rritjes së të ardhurave në vitin 2025 tregon se dinamika më e fortë ka ardhur nga tatimi mbi pagat dhe nga fondet speciale, ndërsa tatimet tradicionale mbi konsumin dhe fitimin kanë pasur një ecuri më të moderuar.

Si rregull, në një strukturë të qëndrueshme të të ardhurave publike, shtesa duhet të vijë kryesisht nga zgjerimi i aktivitetit ekonomik dhe nga tatimet mbi konsumin dhe fitimin..

Nëse ekonomia rritet, pritet që rritja më e madhe e të ardhurave të vijë nga TVSH-ja, sepse ajo reflekton konsumin dhe qarkullimin e mallrave e shërbimeve. Një ekonomi më dinamike, me më shumë shitje dhe investime, sjell automatikisht më shumë të ardhura nga TVSH pa pasur nevojë për rritje normash.

Po ashtu, tatimi mbi fitimin duhet të kontribuojë ndjeshëm kur bizneset rrisin fitimet. Një rritje e fortë në këtë zë tregon produktivitet më të lartë, investime dhe zgjerim të sektorit privat.

Strukturave të ardhurave buxhetore po deformohet në këtë mënyrë duke rritur ekspozimin ndaj të ardhurave nga puna, në një kohë që në një qeverisje socialiste të ardhurat shtesë duhen të vijnë nga kapitali dhe konsumi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular