Kreu i Shtetit theksoi angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar aktivisht në nismat që promovojnë bashkëpunimin rajonal.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC), Asaf Hajiyev.
Gjatë takimit u vlerësua roli i rëndësishëm i PABSEC si platformë dialogu dhe bashkëpunimi parlamentar në rajonin e Detit të Zi, me fokus në zhvillimin ekonomik, stabilitetin politik dhe forcimin e paqes e sigurisë.
Kreu i Shtetit theksoi angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar aktivisht në nismat që promovojnë bashkëpunimin rajonal.
U nënvizua, gjithashtu, rëndësia e forcimit të dialogut dhe tolerancës, si dhe përmirësimit të lidhshmërisë rajonale, duke u theksuar rëndësia strategjike e Korridorit VIII.
Në kontekstin e zhvillimeve aktuale, Presidenti i Republikës u shpreh se “askush nuk mund ta parashikojë të ardhmen, por ne duhet të punojmë për të”.







