Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin e Agron Shehajt me 20 ditë nga punimet e parlamentit.
Sipas PS, në seancën e së hënës Shehaj ka bllokuar foltoren dhe pas tërheqjes së vëmendjes ai nuk e ka liruar atë duke penguar vazhdimin normal të seancës parlamentare.
Sekretariati për Procedurat, Votimin dhe Etikën do të mblidhet sot në orën 12 për të vendosur për përjashtimin ose jo të Shehajt me 20 ditë.







