HomeKultureRita Ora kundër Dua Lipës! Yjet koncert në të njëjtën datë në...

Rita Ora kundër Dua Lipës! Yjet koncert në të njëjtën datë në Prishtinë dhe Ohër

Advertismentspot_img

Verë 2026 pritet të sjellë dy yje shqiptarë në fokusin e publikut në Ballkan. Rita Ora, e njohur për hitet “Anywhere”, “Let You Love Me” dhe “Your Song”, do të performojë më 1 gusht në Ohër, Maqedonia e Veriut, në një koncert veror që pritet të mbledhë mijëra fansa nga i gjithë rajoni.

Në të njëjtën fundjavë, festivali “Sunny Hill”, i organizuar nga këngëtarja tjetër me famë botërore, Dua Lipa, do të nisë më 31 korrik dhe do të vazhdojë më 1 dhe 2 gusht në stadiumin “Biljanini Izvori”. Organizimi bëhet nga Pragma Entertainment, dhe festivali sivjet pritet të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të verës në Ballkan.

Organizatorët e koncertit të Rita Orës theksuan:

“Jemi të lumtur që Rita Ora do të jetë pjesë e kalendarit tonë veror. Do të jetë një natë e madhe për Ohrin dhe për gjithë fansat në rajon.”

Detajet për biletat dhe artistët që do të hapin koncertin do të publikohen së shpejti, por interesi pritet të jetë shumë i lartë.

Sfida e madhe e verës: A do të zgjedhin fansat të ndjekin Rita Orën në Ohër apo Dua Lipën në Sunny Hill Festival në Prishtinë?

Ky është momenti i fansave shqiptarë dhe të rajonit për të vendosur cilin yll do të mbështesin këtë verë!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular