HomePolitike“Mbi 3 mijë shqiptarë janë braktisur në Lindjen e Mesme” – Tritan...

“Mbi 3 mijë shqiptarë janë braktisur në Lindjen e Mesme” – Tritan Shehu: Qeveria i ka lënë pa asnjë mbështetje midis luftës! Të merren masa urgjente riatdhesimi

Advertismentspot_img

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka akuzuar qeverinë se nuk po vepron për të sjellë në vend qytetarët shqiptarë që kanë mbetur në Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet atje janë përshkallëzuar pas sulmit në Iran.

Në një reagim në rrjete sociale, ai shprehet se qeveria i ka braktisur qytetarët në mes të luftës, duke shtuar se as në Komisionin e Jashtëm nuk pranuan që të diskutohej për këtë problematikë. Sipas tij, në atë zonë janë rmbi 3 mijë shqiptarë, 2 mijë prej të cilëve rezidentë për studime e punë.

Ai argumenton se asnjë komunikim nuk është komunikuar nga institucionet shqiptare, ndërsa kërkon marrjen e masave të menjëhershme si nxjerrja e një urdhri për riatdhesimin e tyre, aktivizimin e unitetit të Krizës pranë ministrisë së Jashtme si një Task Forcë ndër insitucionale si dhe miratimin e fondeve përkatëse nga Këshilli i Ministrave për këto operacione.

Reagimi i plotë:

Qytetarët shqiptarë të braktisur nga Qeveria në mes të luftës në Lindjen e Mesme.

Është i vetmi kryeministër, e vetmja qeveri në Europë, që i ka lënë shqiptarët, të cilët ndodhen në atë zonë, pa asnjë mbështetje.

Nuk informon as opinionin këtu për këtë çështje kaq të rëndësishme.

Askush nuk vjen të diskutojë as në Parlament problemin dhe masat…

Kjo maxhorancë nuk pranoi që kjo çështje të diskutohet në Komisionin e Jashtëm, pasi unë e kërkova këtë veprim.

Sipas informacioneve indirekte, në atë zonë ndodhen aktualisht mbi 3000 qytetarë shqiptarë.

Rreth 2000 janë rezidentë për studime, aktivitete profesionale etj.

Rreth 1000 janë turistë.

Ka burra, gra e fëmijë, familje të tëra, të gjithë në vështirësi.

Ndërsa ky regjim flet vetëm për ato masa që kanë marrë qeveritë e atyre vendeve ndaj të huajve të bllokuar.

Asgjë e realizuar drejtpërdrejt nga shteti shqiptar, i cili shumicën dërrmuese atje as i ka kontaktuar, as e di ku ndodhen; nuk ka asnjë databazë zyrtare.

Asnjë komunikim i institucioneve tona me familjarët e tyre.

Asnjë strukturë ndërqeveritare nuk është ngritur për këtë urgjencë njerëzore.

Vetëm deklarata se evakuimi është i pamundur.

Edhe kjo është një gënjeshtër!

Italia dje evakuoi disa qindra qytetarë të saj me rrugë ajrore.

Sepse Italia, që ka rreth 10 000 qytetarë në atë zonë, po punon e përpiqet për ta.

Është vënë në aktivitet Njësia e Krizave pranë Ministrisë së Jashtme, janë dërguar të deleguar në terren, komunikohet dhe informohet publiku.

Ministrat italianë çdo ditë raportojnë në Camera, Senat, komisione dhe në publik.

Kjo po ndodh edhe me shtetet e tjera europiane.

Vetëm në Shqipëri ka heshtje, inaktivitet, indiferentizëm për qytetarët e saj.

Udhëtimi privat i mundshëm prej andej në Tiranë arrin një kosto 10 000–15 000 euro për person, sepse shteti nuk bën asgjë për të organizuar evakuimin.

Braktisje e plotë kjo, lënie në mëshirë të fatit për shqiptarët!

Ndërkaq, gjendja e krijuar atje kërkon:

— Vendim të K.M. për masa urgjente riatdhesimi.

— Aktivizimin e Njësisë së Krizave pranë Ministrisë së Jashtme si një task-forcë ndërinstitucionale.

— Miratimin e fondeve përkatëse nga K.M. për këto operacione.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular