HomeKryesoreInteligjenca artificiale në Kuvend, deri në 2030 synohet përdorimi i AI në...

Inteligjenca artificiale në Kuvend, deri në 2030 synohet përdorimi i AI në hartimin e ligjeve

Advertismentspot_img

Inteligjenca artificiale do të hyjë me leje në Parlament

Në bazë të planit 5 vjeçar të Kuvendit, referuar negociatave me BE, një transformim i rëndësishëm parashikohet të ndodh me përfshirjen e inteligjencës artificiale në hartimin e ligjeve, ku synohet që deri në 2030 ligjbërësit dhe administrata parlamentare të jenë të mirë informuar mbi përdorimin e AI në procesin legjislativ.

Me buxhetin e Kuvendit përgjatë periudhës 2026-2030, Byroja e Kuvendit e përbërë nga politikanë nga opozita dhe mazhoranca, së bashku me Sekretarin e përgjithshëm dhe shërbimin legjislativ e të IT do të bashkëpunojnë për krijimin e një metodologjie të qartë për integrimin e inteligjencës artificiale në procesin e hartimit dhe shqyrtimit të ligjeve. Objektivi strategjik për digjitalizimin e veprimtarisë parlamentare, u diskutua edhe në komisionin e Ekonomisë.

Është bërë trajnimi i punonjësve të Institutit Parlamentar për inteligjencën artificiale me ndihmën e ndërkombëtarëve”, shprehet Milva Ikonomi.

Në projektvendimin e siguruar nga Top Channel planifikohet edhe modernizimi I infrastrukturës teknologjike për të mbështetur të gjitha proceset legjislative, ku me mbështetjen edhe të donatorëve kërkohen të paktën dy komponentë softuerikë të rinj për të përmirësuar sistemin ekzistues. Gjithashtu inteligjenca artificiale pritet të përdoret edhe për kryerjen e mbikëqyrjes parlamentare.

Në dokumentin e planit të veprimit specifikohet që inteligjenca artificiale duhet të bëjë  analizën e të dhënave për identifikimin e vonesave, mangësive apo devijimeve nga objektivat e miratuar nga Kuvendi apo komisionet parlamentare.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular