HomeBotaIrani kërcënon Europën: Do ta paguani shtrenjtë heshtjen për sulmet e SHBA...

Irani kërcënon Europën: Do ta paguani shtrenjtë heshtjen për sulmet e SHBA dhe Izraelit

Advertismentspot_img

Irani lëshoi një paralajmërim të fortë ndaj Europës, duke deklaruar se vendet e Bashkimit Europian do të “paguajnë çmimin” për heshtjen e tyre ndaj sulmeve të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit.

Në një intervistë për mediat e huaja, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, kritikoi atë që e quajti mungesë reagimi nga vendet europiane, duke argumentuar se heshtja e tyre përbën në fakt miratim të këtyre sulmeve, raporton Daily Mail.

Ai deklaroi se vendet e BE-së do ta “paguajnë çmimin herët a vonë”, duke shtuar se Irani i konsideron veprimet e SHBA-së dhe Izraelit si shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Komentet e Baghaeit vijnë në një om kohë kur përplasjet mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit kanë hyrë në ditën e gjashtë, ndërsa gjithnjë e më shumë vende po përfshihen në konflikt dhe po përballen me sulme.

Gjatë natës, Izraeli dhe Irani kanë shkëmbyer sulme të reja. Ushtria iraniane njoftoi se kishte lëshuar disa dronë sulmues me rreze të gjatë veprimi të tipit Arash, duke pretenduar se ata goditën rezervuarë karburanti në bazën ajrore Ramat David në Izrael.

Ndërkohë, disa sulme izraelite pranë kryeqytetit të Libanit kanë lënë të paktën tetë persona të vdekur dhe gjashtë të plagosur. Mediat libaneze raportuan se sulmet goditën një rrugë që të çon drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Beirut-Rafik Hariri”, duke cituar Ministrinë e Shëndetësisë së vendit.

Po ashtu, një cisternë që lundronte në brigjet e Kuvajtit u trondit nga një “shpërthim i madh”. Ndërkohë, disa dronë goditën ndërtesën e terminalit në aeroportin ndërkombëtar të Nakhchivanit në Azerbajxhan, ndërsa një tjetër ra pranë një shkolle në fshatin Shakarabad, duke plagosur dy persona.

Autoritetet e Azerbajxhanit deklaruan se Irani është përgjegjës për sulmin, një akuzë që Teherani e mohon, duke fajësuar Izraelin për këto goditje.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular