HomeSportKonflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Kombëtares U21 dhe SHBA...

Konflikti në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja mes Kombëtares U21 dhe SHBA në Antalia

Advertismentspot_img

Sfida miqësore mes Kombëtares shqiptare të U21 dhe SHBA të kësaj grupmoshe e parashikuar të luhej në 30 mars në Antalia nuk do të zhvillohet

Federata Shqiptare e Futbollit konfirmon se kjo sfidë është anuluar për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Federata Amerikane e Futbollit ka njoftuar qeverinë e futbollit shqiptar se për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme dhe për arsye sigurie, ka vendosur të mos udhëtojë drejt Turqisë, duke e bërë të pamundur zhvillimin e kësaj ndeshjeje miqësor

Ndërkaq, Federata shqiptare e Futbollit bën të ditur gjithashtu se po shqyrton mundësinë për të gjetur një kundërshtar tjetër për Kombëtaren U-21, për të zhvilluar një ndeshje miqësore në të njëjtën datë, më 30 mars. Kujtojmë se në 27 mars, Kombëtarja U21, po në Antalia do të luajë një tjetër ndeshje miqësore, atë me Japoninë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular