HomePolitikeBerisha bën paralelizma me Iranin: Është stina e përmbysjes së diktaturave, por...

Berisha bën paralelizma me Iranin: Është stina e përmbysjes së diktaturave, por në Shqipëri…

Advertismentspot_img

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur në një prononcim për mediat jashtë Parlamentit këtë të enjte, mbi situatën në Lindjen e Mesme.

Berisha u shpreh se operacioni amerikan në Iran i SHBA-ve dhe Izraelit duhet të vazhdojë me çdo kusht deri në rrëzimin e regjimit.

“Janë rreth 30 milionë, uroj dhe shpresoj që edhe bota të ndihmojë në çlirimin e tyre sepse regjimi i bazuar në teokraci është më i rrezikshmi sot. Uroj që këto operacione ndaj Iranit të vazhdojnë. Është e padrejtë të pritet nga Iranianët të dalin në rrugë për protesta, kur ata i presin topat e ajatollahgëve. Ky operacion duhet të vijojë me çdo kusht dhe më pas iranianët në liri do të vendosin për fatin e tyre.”, tha Berisha.

Më pas duke iu referuar protestës së radhës së opozitës që mbahet në datën 12 mars, Berisha theksoi se objektivi do të jetë largimi i kryeministrit Edi Rama. Duke bërë paralelizma me situatën në Iran, tha se shqiptarët do ta çlirojnë vetë veten nga “regjimi”.

“Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës. Ju lutem shumë, transmetojeni dhe përcilleni objektin e dorëheqjes. Është dorëheqja e Edi Ramës dhe çdo protestë do të ketë vetëm këtë objektiv. Ftoj të gjithë shqiptarët të vazhdojnë betejën tonë për largimin, sepse është stina e përmbysjes së diktaturave dhe diktatorëve, por këtu në Shqipëri do ta kryejmë vetë.”, tha kryedemokrati.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular