Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe forcimi i hetimeve financiare dhe rikuperimit të pasurive të paligjshme, ishin në fokus të mbledhjes së Komitetit Drejtues të projektit EU4LawEnforcement, e zhvilluar në Tirana.
Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare, të Bashkimi Evropian dhe partnerë ndërkombëtarë, të cilët diskutuan mbi progresin e projektit dhe prioritetet për fazat e ardhshme, me qëllim rritjen e bashkëpunimit operacional mes strukturave të zbatimit të ligjit.
Në tryezë ishte i pranishëm edhe drejtuesi i Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho.
Ambasadori i Bashkimi Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi se projekti synon të forcojë kapacitetet e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, duke mbështetur ndër të tjera finalizimin e Strategjisë Kombëtare kundër Krimit të Organizuar dhe funksionalizimin e Zyrës së Rikuperimit të Pasurive.
Sipas tij, kjo zyrë konsiderohet një element kyç për zhvillimin e hetimeve financiare dhe për goditjen e burimeve ekonomike të rrjeteve kriminale.







