HomeBotaPresidenti Donald Trump: SHBA ka shkatërruar 42 anije të marinës iraniane brenda...

Presidenti Donald Trump: SHBA ka shkatërruar 42 anije të marinës iraniane brenda tre ditësh

Advertismentspot_img

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se ushtria amerikane po arrin rezultate të mëdha në operacionet kundër Iranit, duke pretenduar se 42 anije të marinës iraniane janë shkatërruar brenda tre ditësh.

Gjatë fjalës së tij në një samit në Florida, Trump u shpreh se situata në terren po zhvillohet në favor të Shteteve të Bashkuara.

“Po ecim shumë mirë në Iran. Ka qenë e jashtëzakonshme”, tha presidenti amerikan.

Sipas tij, përveç flotës detare, forcat amerikane kanë ndërmarrë goditje edhe ndaj forcës ajrore iraniane, si dhe ndaj sistemeve të telekomunikacionit dhe komunikimit të vendit.

Trump bëri të ditur gjithashtu se pas përfundimit të fjalimit do të takohej me familjet e ushtarëve amerikanë që kanë humbur jetën në luftë. Ai i cilësoi ata si “heronj të mëdhenj të vendit”, duke theksuar se sakrifica e tyre nuk do të harrohet.

Në fund të deklaratës së tij, presidenti amerikan nënvizoi se administrata e tij do të vazhdojë të punojë për të minimizuar humbjet në radhët e ushtrisë amerikane, ndërsa operacionet ushtarake vazhdojnë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular