HomePolitikeAdrian Gashi zgjidhet kryetar i PD-së në Durrës, kush është kryekomisari që...

Adrian Gashi zgjidhet kryetar i PD-së në Durrës, kush është kryekomisari që merr drejtimin e degës

Advertismentspot_img

Adrian Gashi do të jetë kreu i ri i degës së Partisë Demokratike në Durrës.

Ai u zgjodh pak minuta më parë kryetar me votat e anëtarësisë, pas një procesi votimi që u mbajt sot (7 mars).

Por kush është Adrian Gashi dhe cilat janë eksperiencat e tij profesionale?

I lindur në vitin 1977 në Durrës, Gashi është jurist dhe profesionist me mbi 28 vite eksperiencë në fushën e sigurisë dhe drejtësisë në Shqipëri.

Aktualisht shërben si Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe është lektor i jashtëm në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku ligjëron lëndë të së drejtës dhe kriminalistikës.

Me gradën Kryekomisar, gjatë karrierës së tij në Policinë e Shtetit ka mbajtur disa funksione drejtuese të rëndësishme, duke drejtuar struktura që luftojnë krimin e organizuar, krimet e rënda dhe korrupsionin, si dhe ka shërbyer si zv.drejtor i Policisë së Qarkut Durrës.

Dr. Gashi është Doktor i Shkencave Juridike, me studime pasuniversitare  dhe me eksperiencë në trajnime ndërkombëtare në fushën e hetimit dhe bashkëpunimit policor.

Me një profil profesional të ndërtuar mbi eksperiencën institucionale, integritetin dhe angazhimin publik, Dr. Adrian Gashi është zgjedhur Kryetar i Partisë Demokratike në Durrës, me synimin për të forcuar organizimin e demokratëve dhe për të ndërtuar një përfaqësim më të fortë politik për qytetin.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular