Deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu janë përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Sekretariatit të Etikës.
PS kërkoi përjashtimin me 10 ditë për Gazment Bardhin, i cili përdori gjuhë të papranueshme në Kuvend. Ndërkohë u kërkua përjashtimi me 30 ditë për Klevis Balliun pasi tentoi të godiste kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla.







