HomeBota“Vdekje dhe zjarr”- Trump kërcënon Iranin: Do t’i godasim 20 herë më...

“Vdekje dhe zjarr”- Trump kërcënon Iranin: Do t’i godasim 20 herë më fort nëse bllokohet rruga e naftës në Hormuz

Advertismentspot_img

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar Iranin me sulme të reja ushtarake nëse Teherani vazhdon të pengojë qarkullimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme tregtare në botë.

Tensionet janë rritur ndjeshëm pasi Irani ka ndalur pothuajse plotësisht lëvizjen e naftës në këtë korridor strategjik, pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit të kryera dhjetë ditë më parë.

Si pasojë e situatës, çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë arritur nivelin më të lartë të katër viteve të fundit.

Gjatë një deklarate për mediat në Florida të hënën, Trump paralajmëroi se Irani do të përballet me goditje të tjera nëse vazhdon të pengojë transportin e naftës. Ai e përforcoi këtë mesazh edhe përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, ku deklaroi se Shtetet e Bashkuara do ta godasin Iranin “njëzet herë më fort” se deri më tani.

“Nëse Irani bën diçka që ndalon rrjedhën e naftës në Ngushticën e Hormuzit, ai do të goditet nga Shtetet e Bashkuara njëzet herë më fort se sa është goditur deri tani. Do të shkatërrojmë objektiva që mund të eliminohen lehtësisht dhe që do ta bëjnë praktikisht të pamundur rindërtimin e Iranit si shtet. Vdekje, zjarr dhe tërbim do të bien mbi ta, por shpresoj dhe lutem që kjo të mos ndodhë”, shkroi Trump.

Ai shtoi gjithashtu se mbajtja e hapur e rrugës së transportit në Hormuz është një “dhuratë nga SHBA për Kinën dhe vendet e tjera që varen shumë nga kjo rrugë për furnizimin me naftë”.

Nga ana tjetër, Garda Revolucionare iraniane ka deklaruar se vendet arabe dhe ato evropiane do të lejohen të kalojnë nëpër ngushticë duke filluar nga e marta, por vetëm nëse ato dëbojnë ambasadorët e SHBA-së dhe Izraelit nga territori i tyre

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular