HomeAktualitetLiria për 447 të burgosurit, ja data kur nis në parlament shqyrtimi...

Liria për 447 të burgosurit, ja data kur nis në parlament shqyrtimi amnistisë

Advertismentspot_img

Përfituesit e amnistisë së fundit të miratuar nga qeveria më 6 shkurt do të duhet të presin edhe rreth 50 ditë për të fituar lirinë.

Burime nga Kuvendi bëjnë me dije se projektligji për amnistinë pritet të përfshihet në kalendarin e punimeve parlamentare në fillim të muajit prill, kur edhe do të nisë shqyrtimi në komisionet parlamentare.

Komisioni Parlamentar i Ligjeve do të jetë struktura përgjegjëse për shqyrtimin dhe avancimin e këtij projektligji, i cili është iniciuar nga ish-ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Sipas parashikimeve, projektligji mund të miratohet në Parlament në mesin ose në fund të muajit prill. Nga kjo amnisti pritet të përfitojnë në total 447 të burgosur, mes tyre 4 të mitur dhe 9 gra.

Projektligji parashikon gjithashtu ulje dënimi për 5 gra dhe 2 të mitur, ndërsa për 853 të burgosur të tjerë parashikohet reduktim i dënimit.

Ndërkohë, nga Shërbimi i Provës pritet të përfitojnë 5,077 persona të dënuar me masa alternative.

Amnistia parashikon gjithashtu që, duke nisur nga viti 2024, të pushohet ndjekja penale për rreth 14 mijë procedime që lidhen me vepra penale të lehta.

Sipas qeverisë, përveçse një akt human, kjo amnisti synon të ofrojë një mundësi të dytë për rehabilitim dhe riintegrim të të dënuarve, si dhe të ulë mbipopullimin në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Në ditën kur Këshilli i Ministrave miratoi këtë nismë, ish-ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari deklaroi se nuk bëhet fjalë për tolerancë ndaj krimit, por për një qasje të balancuar që synon riintegrimin dhe përdorimin më efikas të sistemit të drejtësisë penale.

Ai theksoi gjithashtu se qeveria po punon për të reduktuar përdorimin e panevojshëm të paraburgimit, në përputhje me shqetësimet e ngritura nga Këshilli i Evropës.

Një nga kriteret kryesore të kësaj amnistie është përjashtimi i personave që janë hetuar nga SPAK dhe më pas janë dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular