HomeLifestyleU kap me armë zjarri pa leje, arrestohet Gjesti! Reperi dërgohet në...

U kap me armë zjarri pa leje, arrestohet Gjesti! Reperi dërgohet në paraburgim

Advertismentspot_img

Reperi i njohur nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur për publikun me emrin artistik Gjesti, është arrestuar të mërkurën në Prishtinë.

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania është shoqëruar në polici nën dyshimet për posedim të armës pa leje, sipas Policisë së Kosovës.

“Sot, rreth orës 15:00, në rrugën Mehmet Isahi në Prishtinë, Policia ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje. I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Informim në Policinë e Kosovës, sipas Telegrafit.

Ndërkohë, rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, teksa pritet që në vazhdim të ketë më shumë detaje lidhur me këtë ngjarje.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular