HomeSportKaos në Brazil, 23 kartonë të kuq në ndeshjen më absurde të...

Kaos në Brazil, 23 kartonë të kuq në ndeshjen më absurde të vitit

Advertismentspot_img

Finalja e “Campeonato Mineiro” mes Cruzeiro dhe Atlético MG dje vendosi një rekord absurd: 23 lojtarë u ndëshkuan me kartonë të kuq. Loja përfundoi në një përleshje masive që përfshiu thuajse të gjithë futbollistët.

Rezultati 1-0 në favor të Cruzeiro nuk pati më asnjë rëndësi pas vërshëllimës finale. Te Cruzeiro, 12 lojtarë morën kartonë të kuq, përfshirë portierin Cássio, mbrojtësin Fabrício Bruno dhe sulmuesin Kaio Jorge.

Atlético MG nuk mbeti pas në këtë drejtim; 11 lojtarë u “skuqën”, mes tyre Hulk, Junior Alonso dhe Renan Lodi.

Arbitri e pati të pamundur të kontrollonte skenat kaotike që sot kanë bërë xhiron e botës. Ky episod konsiderohet si një nga derbet më të dhunshëm të regjistruar ndonjëherë në Brazil, duke lënë një njollë të madhe në futbollin e këtij vendi.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular