HomePolitikeNesër protesta para Parlamentit, Ambasada Amerikane paralajmëron: Kujdes, mund të përshkallëzojë në...

Nesër protesta para Parlamentit, Ambasada Amerikane paralajmëron: Kujdes, mund të përshkallëzojë në dhunë

Advertismentspot_img

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar lidhur me protestën që pritet të mbahet të enjten e 12 marsit nga opozita para godinës së Parlamentit, duke paralajmëruar qytetarët amerikanë të tregohen të kujdesshëm.

“Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të enjten, më 12 mars 2026, në orën 10:00 të mëngjesit. Protestuesit planifikojnë të mblidhen në ndërtesën e Parlamentit në Rrugën George W. Bush. Protesta mund të zgjerohet në zonat përreth dhe ndërtesat qeveritare. Pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut në orët para dhe gjatë protestave. Personelit të Ambasadës Amerikane i është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit.

Ndërkohë që protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Protesta mund të zgjerohet në blloqet dhe ndërtesat qeveritare aty pranë, duke shkaktuar potencialisht ndërprerje të trafikut, devijime dhe mbyllje rrugësh. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestave. Nëse jeni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe jepini përparësi sigurisë suaj personale.”, thuhet në njoftimin e ambasadës, e cila më pas rreshton disa këshilla.

Veprimet që duhen ndërmarrë sipas ambasadës:

Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin protestën, të jenë të vetëdijshëm për mjedisin përret, të kufizojnë shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik, të monitorojnë mediat lokale, gjithmonë të kenë një plan emergjence ose strategji daljeje, si dhe të mbajnë një profil të ulët.

Ndërkohë Policia e shtetit ka njoftuar se ka marrë të gjitha masat në lidhje me protestën e nesërme. Kështu, bëhet me dije se në zbatim të këtyre masave, nesër do të kufizohet lëvizja nga ora 06:00 deri në përfundim të tubimit, në rrugën ‘George W. Bush’ (lexo më shumë). Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular