HomeBotaVIDEO/“Jini të sigurt dhe godisni fortë!”- Izraeli publikon bisedën mes pilotëve izraelitë...

VIDEO/“Jini të sigurt dhe godisni fortë!”- Izraeli publikon bisedën mes pilotëve izraelitë dhe amerikanë gjatë operacionit kundër Iranit: Nder i madh që luftojmë krah jush

Advertismentspot_img

Forcat Ajrore të Izraelit kanë publikuar një dialog mes një piloti izraelit të një avioni luftarak dhe një kolegu të tij nga Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara, ku piloti izraelit shpreh admirimin e tij për homologët amerikanë.

“Nder i madh për ne që luftojmë në krahun tuaj, po bëni një punë të jashtëzakonshme”, dëgjohet fillimisht piloti izraelit t’i thotë kolegut amerikan.

Piloti amerikan i përgjigjet: “Ju falënderojmë shumë, edhe ne ju vlerësojmë. Ju lutem qëndroni të sigurt atje dhe godisni me forcë”.

Kjo bisedë vjen në kuadër të operacionit ushtarak kundër Iranit, të quajtur “Roar of the Lion”.

Sipas njoftimit të Forcat Ajrore të Izraelit, aviacioni ushtarak izraelit dhe ai amerikan vazhdojnë të operojnë në bashkëpunim dhe me liri të plotë veprimi në hapësirën ajrore iraniane.

Në deklaratën e publikuar në rrjetet sociale, ushtria izraelite thekson se qëllimi i operacionit është “rritja e dëmit ndaj regjimit terrorist iranian”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular