HomeSportFlamurtari-Elbasani, policia në alarm dhe blindon Vlorën! Idrizi thirrje tifozëve: Ta kthejmë...

Flamurtari-Elbasani, policia në alarm dhe blindon Vlorën! Idrizi thirrje tifozëve: Ta kthejmë ndeshjen në festë

Advertismentspot_img

Stadiumi “Flamurtari” do të blindohet sot nga policia, ndërsa Elbasani do të vijë në Vlorë për ditën e verës. Forca të shtuara të policisë, pritet që të rrethojnë impiantin disa orë përpara nisjes së ndeshjes që është parashikuar për në orën 18:00, ndërsa territorit do ti vendoset shiriti i sigurisë.“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se planin e veprimit dhe të masave të Policisë së Vlorës për ndeshjen e sotme, për garantimin e rendit dhe qetësisë publike. Në krye të uniformave blu do të jetë nën drejtori i policisë, Shpëtim Hasanaliaj që do të koordinojë punën. Por përveç efektivëve të Komisariatit të Vlorës pritet që të ketë edhe forca të Ndërhyrjes së Shpejtë. Ky aktivitet futbollistik është vlerësuar me një plan të qartë masash dhe që do të jenë të shtuara. Një zyrtar i lartë i Policisë së Qarkut të Vlorës tha për gazetën se do të ketë edhe kontrolle të rrepta në stadium. Tifozët nuk do të lejohen të hyjnë pa karta identiteti, si vendasit por edhe miqtë.

“Ndeshja Flamurtari-Elbasani do të vlerësohet nga Policia e Vlorës. Në stadium do të ketë masa të shtuara. Policia do të qëndrojë e grupuar jashtë stadiumit dhe do të ndërhyjë nëse do të jetë e nevojshme. Brenda stadiumit do të jetë siguria private. Nisur nga ngjarjet që ndodhën në ndeshjen e kaluar do të ketë kontrolle të rrepta. Nuk do të lejohet hyrja e tifozëve pa karta identiteti. Janë marrë të gjitha masat”, u shpreh për gazetën një zyrtar i lartë i Policisë së Vlorës.

https://smarttag.rubiconproject.com/a/28247/623753/4045367-1.html?&cb=0.4963548576976168&tk_st=1&rp_s=c&p_pos=btf&p_screen_res=1920×1200&ad_slot=623753_1&rp_secure=1

ÇFARË NDODHI…– Më 3 nëntor 2025, pas ndeshjes Flamurtari-Elbasani, u shënuan skena dhune dhe mos bindje nga tifozeria, si rrallë ndonjëherë më parë, të paktën në Vlorës. Gjakrat e ndezur që në ndeshjen e parë në Elbasan u shfrynë në nëntorin e vitit të shkuar në Vlorë. Pavarësisht humbjes futbollistët e Flamurtarit shkojnë të festojnë me tifozët ultras “Flota Kuqezi”. E ndërsa në kor tifozët vlonjat brohorasin “Flamurtari, Flamurtari”, tifozët përballë, ata të Elbasanit u kundërpërgjigjeshin duke brohoritur për fitoren dhe kjo gjë ka mjaftuar për tu marrë si një provokim ndaj vlonjatëve. Në distancë nisën sërish sharrjet dhe ofendimet. Tifozët miq, të pabindur edhe ndaj urdhrave të policisë, nisën që të shkatërrojë me shkelma stolat e tribunës dhe ti hidhte jashtë murit të stadiumit, duke rrezikuar edhe jetën e tifozëve që po dilnin në atë moment nga impianti. Policia me shkopinj gome, skafandra dhe kapele mbrojtëse, rrethoi stadiumin brenda dhe jashtë, madje policët hipën edhe mbi murin e stadiumit. Situata degjeneroi më keq kur të dyja tifozeritë dolën jashtë. Në këto momente ka pasur edhe konfrontime fizike mes policisë dhe tifozëve. Tifozët vlonjatë vijojnë me sharjet në kor ndaj ultrasve të Elbasanit, në zonën përpara pallatit të sportit. Nuk mungoi as përleshja mes tifozëve, ndërsa nga furia e të rinjve të irrituar policisë i doli situata jashtë kontrollit. Tensioni ka vijuar për disa minuta. Nisur nga frika e përsëritjes ndonjë situatë të mundshme, është vendosur që sot të merren masa të shtuara sigurie.

KLUBI VLONJAT – Nisur nga incidenti i ndeshjes së kaluar, klubi i “Flamurtarit” ka depozituar një kërkesë në Policinë e Vlorës ku kërkon marrjen e masave nga ana Policisë. Gjithashtu Sinan Idrizi ka kërkuar nga tifozët ultras ta kthejnë sot në festë dhe të mos bien pre e asnjë provokimi. Presidenti gjatë një takimi me tifozët përpara kësaj sfide foli për rëndësinë e ndeshjes, teksa kërkoi prej tyre të tregojnë gjakftohtësi, korrektësi dhe asnjë incident për shkak se veprime të tilla nuk i shërbejnë aspak skuadrës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular