Kandidati i PD-së për degën numër 13 në Kashar, Arsen Vasili është skualifikuar nga gara. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Vasili u shpreh se nuk është tërhequr nga gara për drejtimin e degës, por është skualifikuar pa asnjë arsyeje.
Ai tha se është skualifikuar nga frika e drejtuesve, të cilët sipas tij donin që ai mos të ishte pjesë e garës. Vasili theksoi se në një garë duhet të vendosin votat e antarësisë, jo drejtuesit. Në fund, ai tha se askush nuk duhet të këtë frikë nga vullneti i anetarëve në një garë të ndershme dhe se PD vlen më shumë se disa individë.
Postimi i Arsen Vasilit
Sqarim publik per te gjithe anetaret e deges 13(Kashar)
Duke ju falenderuar per mbeshtetjen tuaj te pakursyer. Ne te gjithe keto vite rrugetim politik, besimin tuaj me vote ne disa procese brenda partise. Dua tje bej me dije se une nuk jam terhequr nga gara per drejtimin e deges, por jam skualifikuar pa asnje arsye.
Frika e disa drejtuesve lart qe vendosin veton per emrin tim qe mos te jem ne gare
eshte e turpshme! Ne nje gare duhet te vendosi vota e anetarsise! ASKUSH NUK DUHET TE KETE FRIKE NGA VULLNETI I ANETAREVE DHE NJE GARE TE NDERSHME!
PARTIA DEMORATIKE VLEN ME SHUM SE DISA INDIVIDE!.







