HomePolitikeZbulohen datat kur PD zgjedh kryetarin dhe mbledh Kuvendin Kombëtar. Caktohet grupi...

Zbulohen datat kur PD zgjedh kryetarin dhe mbledh Kuvendin Kombëtar. Caktohet grupi për Rishikimin e Statutit (EMRAT)

Advertismentspot_img

Partia Demokratike ka zhvilluar sot mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku janë marrë disa vendime të rëndësishme për organizimin e brendshëm dhe proceset zgjedhore në strukturat e saj.

Sipas informacionit të siguruar nga gazetari Osman Stafa, gjatë mbledhjes është vendosur që zgjedhjet në degët e PD-së në të gjithë vendin të përfundojnë deri më 30 prill.

Ndërkohë është përcaktuar edhe kalendari për proceset e tjera organizative brenda partisë.

Më 23 maj do të zhvillohet zgjedhja e kryetarit të PDSH, ndërsa Kuvendi Kombëtar i partisë do të mblidhet më 6 qershor.

Grupi për Rishikimin e Statutit:
1. Gazment Bardhi – Kryetar
2. Oerd Bylykbashi – Anëtar
3. Ivi Kaso – Anëtar
4. Gent Strazimiri – Anëtar
5. Enno Bozdo – Anëtar
6. Elda Hoti – Anëtar
7. Keltis Kruja – Anëtar
8. Adriana Kalaja – Anëtar
9. Marash Logu – Anëtar
10. Franc Nuri – Anëtar

Ky grup pritet të punojë për ndryshimet dhe përditësimin e Statutit të partisë, të cilat më pas do të diskutohen dhe miratohen në forumet e larta të PD-së.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular