HomeAktualitetAksidenti tragjik në Tiranë/Del EMRI i viktimës dhe drejtuesit të autobotit të...

Aksidenti tragjik në Tiranë/Del EMRI i viktimës dhe drejtuesit të autobotit të UKT-së, pritet zbardhja e ngjarjes

Advertismentspot_img

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë që ndodhi sot pranë Gjykatës së Tiranës, ku një autobot i Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) ka përplasur për vdekje një grua që lëvizte me motoçikletë.

Viktima është identifikuar si Athina Bushi, e cila humbi jetën në vendngjarje si pasojë e përplasjes së fortë.

Sipas raportimeve, autoboti i UKT drejtohej nga shtetasi Arjan Bilani, ndërsa rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 10:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, automjeti (autobot) me drejtues shtetasin A. B, rreth 52 vjeç, dyshohet se ka përplasur motomjetin elektrik me të cilin lëvizte shtetasja A. B., rreth 72 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular