Gimbo është banori që u eliminua këtë të martë nga Big Brother VIP 5. Prej më shumë se 50 ditësh, Gimbo ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por aventura e tij erdhi drejt fundit.
Ai ishte në një nominim kokë më kokë me Brikenën, pasi nuk mundi të shpëtonte në televotimin e të shtunës, ku ishin pjesë edhe Selin me Mateon.







