Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka kritikuar mënyrën se si mediat po trajtojnë çështjen e dosjeve Jeffrey Epstein dhe Ghislaine Maxwell, duke theksuar se gjuha e përdorur po zhvendos vëmendjen nga viktimat e abuzimit.
Gjatë podcast-it të saj Service 95, në një bisedë me autoren Roxane Gay, Lipa tha se raportimet shpesh fokusohen te elementë sensacionalë dhe emrat e njohur të përfshirë, duke lënë në hije realitetin e rëndë të trafikimit të të miturve. “Është sikur po vendoset gjithçka nën një lloj veli për të mbrojtur ndoshta lexuesin ose për të fshehur atë që po ndodh realisht,” u shpreh ajo.
Këngëtarja shtoi se mediat shpesh flasin për vajza të mitura dhe festa seksuale, në vend që të shkruajnë për viktimat e trafikuara, duke u bërë kështu dëm viktimave.
Dua Lipa ka ndarë gjithashtu mendime personale mbi jetën e saj mes turneve botërore dhe marrëdhënieve në distancë, duke theksuar rëndësinë e momenteve të përditshme dhe çasteve të vogla për të ruajtur lidhjet me njerëzit e dashur.
Ky reagim vjen ndërsa vemendja e publikut mbi rastet Epstein-Maxwell ka qenë i fokusuar kryesisht te figurat e njohura, ndërsa viktimat dhe natyra sistematike e abuzimeve mbeten më pak të theksuara.







