Barcelona siguroi kualifikimin për në çerekfinalen e Champions League dhe këtë e arriti me goleadë.
Katalanasit triumfuan me rezultatin e thellë 7-2 në shtëpi ndaj Newcastle, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë.
Pjesa e parë ishte e luftuar dhe u mbyll me avantazhin 3-2 të spanjollëve, që shënuan me Raphinha, Bernal dhe Yamal. Për miqtë, Elanga realizoi dopietë.
Megjithatë fraksioni i dytë ishte histori tjetër. Barcelona shënoi edhe katër herë të tjera, me Fermin, Raphinha dhe Lewandowski, i cili realizoi dopietë.
Në raundin tjetër, Barcelona do të përballet me fituesin e Tottenham-Atletico Madrid.







