HomeAktualitetTre persona të maskuar tentojnë të grabisin një argjendari, pronari: Dyqanin e...

Tre persona të maskuar tentojnë të grabisin një argjendari, pronari: Dyqanin e hapën me kriko makine! Çfarë filmuan kamerat e sigurisë

Advertismentspot_img

Një tentativë grabitjeje është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Pogradec, ku shënjestër ka qenë një argjendari në pronësi të Lytfi Alisë.

Pronari i biznesit bën me dije se kjo nuk është hera e parë që argjendaria e tij sulmohet. Sipas tij, në raste të mëparshme autorët kanë arritur të marrin sende me vlerë, duke shkaktuar dëme që kapin shifrën mbi 15 mijë euro.

Ndryshe nga episodet e kaluara, këtë herë tentativa ka dështuar. Pas aktivizimit të sistemit të alarmit, autorët janë larguar pa arritur të marrin asgjë.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, në ngjarje janë përfshirë tre persona të maskuar, të cilët kanë arritur të hapin derën e dyqanit duke përdorur një kriko makine.

Pronari i argjendarisë apelon për reagim nga autoritetet, duke theksuar se bëhet fjalë për një rast të përsëritur dhe kërkon identifikimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë, pritet që strukturat e policisë të vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular