Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, bëri të ditur kalendarin e procesit zgjedhor brenda strukturave të partisë, i cili do të shtrihet nga 21 marsi deri më 30 qershor.
Sipas tij, më 12 qershor Partia Socialiste do të festojë 35-vjetorin e themelimit, ndërsa paralelisht do të zhvillohet edhe procesi i riorganizimit të strukturave vendore.
Klosi sqaroi se faza e parë, nga sot deri më 16 prill, do të përqendrohet në njohjen dhe analizën e çdo organizate socialiste.
Më tej, nga 16 prilli deri më 13 maj do të zhvillohen zgjedhjet në organizatat socialiste, ndërsa nga 16 maji deri më 12 qershor do të mbahen zgjedhjet për kryetarët e partisë në nivel bashkie.
“Deri më 30 qershor do të bëhet konstituimi i organeve tona”, deklaroi ai.
Ky proces konsiderohet një hap i rëndësishëm në ristrukturimin e Partisë Socialiste në prag të angazhimeve të ardhshme politike.







