HomePolitikeRama ndryshon drejtuesit politik, ja emrat e senatorëve të PS që iu...

Rama ndryshon drejtuesit politik, ja emrat e senatorëve të PS që iu besohet Tirana

Advertismentspot_img

Në Asamblenë e PS-së, që u mbajt sot në Durrës, janë bërë me dije disa ndryshime në lidhje me drejtuesit politikë nëpër qarqe

Më konkretisht, Eduard Shalsi largohet si drejtues politik i qarkut Kukës, dhe do të marrë drejtimin e një njësie në Tiranë, e cila nuk është specifikuar.

Damian Gjiknuri ikën gjithashtu nga qarku i Vlorës dhe i jepet një njësi në Tiranë. Po ashtu, Fatmir Xhafaj, Taulant Balla dhe Erion Braçe shkojnë te njësia nr 5.

Edhe Elisa Spiropalit i besohet drejtimi i një njësie në kryeqytet, pas largimit dhe shkarkimit të saj nga posti i ministres së Jashtme.

Ogerta Manastirliu, krahas drejtuese politike për Bashkinë e Tiranës do të mbulojë edhe një Njësi konkrete, atë 9-të, bashkë me zv/ministrin e Shëndetësisë, Oltjon Muzaka.

Ndryshime të drejtuesit politik në qarqe: 

Eduard Shalsi largohet nga Kukësi dhe shkon në një Njësi në Tiranë.

Damian Gjiknurit i jepet një Njësi në Tiranë.

Fatmir Xhafaj, Taulant Balla dhe Erion Braçe shkojnë te Njësia 5 në Tiranë.

Elisa Spiropalit i jepet gjithashtu një Njësi në Tiranë.

Ogerta Manastirliu (drejtuese politike e Bashkisë Tiranë) dhe Oltjon Muzaka do të drejtojnë Njësinë 9 në kryeqytet.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular